Janë siguruar 132 milionë denarë për rinovimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me drejtorin e SHA Ekonomia e Ujërave, Filip Filipovski, nënshkruan 18 marrëveshje për ndihmë teknike për mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes dhe kullimit, për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural për vitin 2025, pjesa II paragrafi (2) masa 1 “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural – nënmasë”, 1.7 “Shpenzime të tjera dhe investime për vendosjen dhe zbatimin e masave për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural”, pika 1.7.12 “Ndihmë teknike për mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes dhe kullimit”, në vlerë prej 132.000.000 denarësh.
Me këto mjete të siguruara përfshihet i gjithë territori i shtetit.
Për të pasur një sezon bujqësor të suksesshëm, uji është çelësi!