Tripunovski nga Ohri: Qëllimi kryesor strategjik është rritja e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale

Tripunovski nga Ohri: Qëllimi kryesor strategjik është rritja e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski e uroi 20-vjetorin e Grupit të Përhershëm Punues për Zhvillimin Rural Rajonal (SWG-RRD).

Sipas ministrit Tripunovski, për zhvillimin e sektorit bujqësor është shumë e rëndësishme të ekzistojë një mekanizëm gjithëpërfshirës bashkëpunimi.

“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe SWG është intensifikuar përmes shkëmbimit të rregullt të përvojave, njohurive dhe informacioneve. Komunikimi dhe bashkëpunimi që kemi ndërtuar gjatë këtyre 20 viteve është një dëshmi për suksesin e qasjes rajonale,” theksoi ai.

“Duhet të kujdesemi që objektivat dhe aspiratat tona kombëtare të mbeten po aq ambicioze sa edhe përpjekjet tona rajonale. Qëllimi kryesor strategjik i Qeverisë është rritja e konkurrueshmërisë së prodhimit bujqësor dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale,” tha ministri Tripunovski.

Accessibility Menu