Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u rikujton ekonomive bujqësore se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare nga Programi për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026 është 30 shtatori 2026.
Kërkesat paraqiten në mënyrë elektronike përmes sistemit në faqen e internetit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Bujqit mund t’i paraqesin kërkesat vetë ose të kërkojnë ndihmë në njësitë rajonale të Ministrisë.
Për t’i ndihmuar bujqit të informohen dhe ta përdorin sistemin elektronik, është përgatitur Udhëzuesi për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2026. Në të shpjegohen masat, kushtet, shuma e mbështetjes, detyrimet përkatëse dhe procedura për paraqitjen dhe ndjekjen e kërkesave.
[Shkarkoni Udhëzuesin për pagesat direkte në bujqësi për vitin 2026]