Hoxha në Resnjë: Takime me prodhuesit, grumbulluesit dhe përpunuesit e mollës

Hoxha në Resnjë: Takime me prodhuesit, grumbulluesit dhe përpunuesit e mollës

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, gjatë vizitës së punës në Resnjë realizoi takime me përfaqësues të sektorit, ku një nga temat kryesore ishte situata me çmimin e mollës industriale dhe shqetësimet e prodhuesve.

Hoxha vizitoi një pikë grumbullimi të mollës dhe kompaninë përpunuese RAUCH, ku u njoh me qëndrimet dhe sfidat e palëve të përfshira në procesin e grumbullimit dhe përpunimit.

“Çmimi i mollës industriale është një nga çështjet që aktualisht i shqetëson prodhuesit. Është e rëndësishme të bisedojmë me të gjitha palët, të dëgjojmë argumentet e tyre dhe të ketë komunikim dhe mirëkuptim ndërmjet prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve”, deklaroi Hoxha.

Në kuadër të vizitës, Hoxha vizitoi edhe Njësinë Rajonale të Ministrisë në Resnjë dhe Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, ku u diskutua për çështjet aktuale që i tangojnë fermerët e rajonit.

U bisedua gjithashtu për aplikimet për mbështetje financiare në bujqësi dhe afatin për paraqitjen e kërkesave, i cili përfundon më 30 shtator.

Accessibility Menu