Ministri Tripunovski mori pjesë në hapjen e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

Ministri Tripunovski mori pjesë në hapjen e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në hapjen e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (Global Forum for Food and Agriculture – GFFA), i cili po mbahet në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë.

Forumi përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e ushqimit dhe bujqësisë, ku marrin pjesë ministra, ekspertë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nga e gjithë bota. Në fokus të forumit të sivjetëm janë përdorimi i qëndrueshëm i burimeve ujore, forcimi i bioekonomisë blu, gjetja e zgjidhjeve të përshtatshme për shfrytëzimin e ujërave, si dhe menaxhimi ndërkombëtar i burimeve ujore.

“Forumi është një mundësi e shkëlqyer për takime me kolegë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ku do të shkëmbejmë përvoja, si dhe do të diskutojmë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave”, theksoi ministri Tripunovski.

Pjesëmarrja në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi paraqet një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit agrar.

Accessibility Menu