Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u mbajt një takim me prodhuesit e qumështit nga rajoni i Pelagonisë.
Në një atmosferë konstruktive dhe pozitive u diskutua për sfidat me të cilat përballet blegtoria, veçanërisht në sektorin e prodhimit të qumështit.
Çdo propozim është i mirëpritur, çdo sugjerim është i rëndësishëm.
Qëllimi ynë është mbështetja e fermerëve që prodhojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë vendore.