Ministri Tripunovski mori pjesë në konferencën – “E ardhmja e vreshtarisë: Inovacionet, standardet dhe zhvillimi i qëndrueshëm”

Ministri Tripunovski mori pjesë në konferencën – “E ardhmja e vreshtarisë: Inovacionet, standardet dhe zhvillimi i qëndrueshëm”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në konferencën e sotme – “E ardhmja e vreshtarisë: Inovacionet, standardet dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, ku u diskutua për zgjidhje konkrete që tashmë po realizohen – investime në mekanizim modern, masa për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, mbështetje më e madhe për bujqit e rinj dhe çmime të drejta të grumbullimit, me një rendiment të shtuar për mbi 25 milionë kilogramë rrush më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

 

“Në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit, po e forcojmë edhe legjislacionin – është duke u përgatitur një Ligj i ri për pijet alkoolike të forta”, theksoi ministri.

 

Ai shtoi se një theks i veçantë i kushtohet mbrojtjes së origjinës gjeografike të produkteve autentike, siç është vera, sepse përveç se është një shenjë dalluese, ajo është edhe garanci për cilësi, identitet dhe traditë.

 

Përmes fushatës “Më e Mira e Maqedonisë”, promovohet vlera e prodhimit vendor dhe rritet ndërgjegjësimi për cilësinë që krijon bujku maqedonas.

 

“Mesazhi ynë është i qartë: me vizion të përbashkët, punë, mbështetje dhe vendosmëri do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vreshtarinë, që ruan traditën dhe krijon një të ardhme të fortë e të qëndrueshme”, theksoi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu