Ministri Tripunovski vizitoi një fermer që është përfitues i fondeve IPARD

Ministri Tripunovski vizitoi një fermer që është përfitues i fondeve IPARD

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi një fermer në fshatin Sopotnicë.

 

“Dëshirova personalisht të bindem se si po ecën puna e tij dhe si po realizohen mbështetjet që i merr. Ai është përfitues i fondeve IPARD dhe më konfirmoi se subvencionet po arrijnë me kohë, gjë që i mundëson të investojë në rikonstruksion dhe investime në fermë”, theksoi ministri.

 

Në fermë aktualisht ka 230 lopë qumështore, me një laktacion mesatar prej 6 deri në 7 mijë litra qumësht në vit për çdo lopë. Fermeri ka mbjellë 200 hektarë misër dhe vazhdimisht punon në përmirësimin e prodhimit.

 

“Ky fermer është një nga shumë shembujt që dëshmojnë se si përkushtimi dhe mbështetja jonë e vazhdueshme për fermerët po sjellin rezultate në bujqësinë maqedonase”, theksoi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu