Zëvendësministri Hoxha takoi fermerët e Likovës, të cilët janë shembull i punës së ndershme dhe përkushtimit.
Ai përgëzoi gjithashtu themelimin e Grupit Lokal të Veprimit #EkoLider, një nismë e vlefshme për institucionalizimin dhe zhvillimin e bujqësisë në këtë rajon.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat e përditshme me të cilat përballen fermerët, për rezultatet e arritura deri tani nga qeveria, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve që të jenë pranë tyre me mbështetje konkrete.
Po ashtu, zëvendësministri Hoxha vizitoi edhe disa ferma dhe pemishte në këtë zonë.