“Më gëzon fakti që bujqësia në Maqedoni vazhdimisht dëshmon se ka potencial të jetë moderne, produktive dhe atraktive – një sektor që me vizion të qartë dhe plan afatgjatë, ofron mundësi të mëdha dhe jo kufizime”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në ngjarjen e sotme në Kërçovë.
“Gjatë vizitës së sotme në qumështoren dhe kapacitetet prodhuese të kooperativës ‘Krnino’, të vendosur pranë Manastirit të Shën Mërisë së Shenjtë në rajonin e Kërçovës, u binda se investimet e mençura dhe puna e përkushtuar kontribuojnë në zhvillimin e sektorit agro-ushqimor”, theksoi ministri.
Ai shtoi se deri më tani kooperativa ka realizuar me sukses tre projekte për modernizimin e linjës së furnizimit me qumësht të freskët lope, të mbështetura nga programi IPA i BE-së, Ministria e Bujqësisë, Shoqata Maqedonase e Kooperativave Bujqësore dhe Fondacioni Maqedonas për Zhvillim.
“Kooperativa ‘Krnino’ me automatin e parë të qumështit në vend është shembull i modernizimit që ngriti cilësinë dhe krijoi kushte për funksionim të qëndrueshëm. Ky sukses le të shërbejë si shembull që duhet ndjekur, ndërsa ne si Ministri do të vazhdojmë të jemi partner dhe mbështetje për bujqit”, shtoi ministri Tripunovski.
“Së bashku mund të ndërtojmë një bujqësi më të fortë dhe më moderne për gjeneratat e ardhshme”, theksoi ai.