Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vizitoi shoqatën e gjuetarëve “Osogovo”, ku personalisht ua dorëzoi kontratat për mbarështimin e përkohshëm dhe mbrojtjen e gjahut në zonat e gjuetisë.
Në periudhën e kaluar, këto zona gjuetie kishin mbetur pa përdorues, dhe dëmin më të madh e pësoi gjahu që jeton në to.
“Angazhimi i Ministrisë në këtë periudhë është që fillimisht zonat e gjuetisë të arrijnë kapacitetin e tyre me gjahun, e më pas të fillojë shfrytëzimi i tyre,” theksoi ministri.
Ai bëri të ditur gjithashtu se shtëpia e gjuetarëve do të rinovohet, gjë që do t’u mundësojë gjuetarëve të kujdesen për mbarështimin dhe mbrojtjen e gjahut në përputhje me standardet më të larta.