Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të rreth 30 shoqatave bujqësore, në të cilin u diskutua për programet e propozuara për vitin 2026.
Në takim u trajtuan prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet sektori bujqësor.
Përfaqësuesit e shoqatave paraqitën qëndrimet dhe propozimet e tyre, të cilat nga ana e Ministrisë do të shqyrtohen me kujdes gjatë hartimit të masave dhe politikave të ardhshme, me qëllim që ato t’u përgjigjen nevojave reale të bujqve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë.