Ministri Tripunovski vizitoi pikat grumbulluese në fshatrat Timjanik dhe Tremnik

Ministri Tripunovski vizitoi pikat grumbulluese në fshatrat Timjanik dhe Tremnik

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi pikat grumbulluese në fshatrat Timjanik dhe Tremnik, komuna Negotinë.

“Me grumbulluesit dhe me vreshtarët bisedova për ecurinë e procesit të grumbullimit”, theksoi ministri.
Ai shtoi se inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë janë në terren dhe po e ndjekin me kujdes situatën.
“Dua ta bëj të qartë – nuk do të lejohet padrejtësi dhe manipulim gjatë grumbullimit. Qëllimi ynë është që çdo vreshtar të jetë i sigurt dhe i mbrojtur në punën e tij”, theksoi ministri.

Accessibility Menu