Ministri Tripunovski mori pjesë në Akademinë Solemne me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Institutit Hidrobiologjik – Ohër

Ministri Tripunovski mori pjesë në Akademinë Solemne me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Institutit Hidrobiologjik – Ohër

Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në Akademinë Solemne me rastin e 90-vjetorit të themelimit të Institutit Hidrobiologjik – Ohër, institucion shkencor me rëndësi të veçantë për shtetin.

Instituti Hidrobiologjik – Ohër në mënyrë të pandërprerë i ruan dhe i studion pasuritë tona natyrore – Liqenin e Ohrit, të Prespës dhe të Dojranit, duke përfshirë edhe trupat e tjerë ujorë etj.

Ministri shtoi se, pas gjashtë viteve ngecje, Instituti Hidrobiologjik – Ohër me sukses ka rritur 620.000 njësi, duke e tejkaluar minimumin prej 400.000 njësi, dhe Liqeni i Ohrit është pasuruar me të rinj të troftës së Ohrit.

“Përkushtimin e Ministrisë për ruajtjen e troftës së Ohrit e tregon fakti se për vitin e ardhshëm e kemi dyfishuar pothuajse shumën e mjeteve për pasurimin e Liqenit të Ohrit me peshq”, theksoi ai.

“Bashkëpunimi me Institutin Hidrobiologjik – Ohër do të vazhdojë të forcohet edhe në të ardhmen me qëllim ruajtjen e fondit të peshqve”, shtoi ministri.

Accessibility Menu