Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesën e mbështetjes financiare në vlerë prej 461.492.542 denarësh për 23.874 fermerë.
Mjetet janë paguar në përputhje me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025, për pagesa direkte sipas sipërfaqes së punueshme bujqësore për kulturat e arave, bimët mjekësore, aromatike dhe erëzat, si dhe lulet.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore të cilat gjatë sezonit prodhues 2024/2025 kanë pasur sipërfaqe të mbjella dhe të korrura me kultura të arave, ndër të cilat: grurë, elb, misër, oriz, thekër, tërshërë, tritikale, hikërror, sorgum, bar sudanez, mel, lupul, liri, thjerrëza, kikirikë, sojë, luledielli, duhan, rrepë vajore për ushqim njerëzor, rrepë foragjere, lulëkuqe, panxhar sheqeri, pambuk, anason, facelia, grahor, esparsetë, bizele foragjere dhe qiqra.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbetet e përkushtuar në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.