Komisioni për dhënien e provimeve nga fusha e peshkimit, më datë 15.05.2025, organizon provime nga fusha e peshkimit, edhe atë:
- provim për peshkatar, me fillim në ora 10:30, dhe
- provim për rojtar peshkimi, me fillim në ora 11:30.
Provimet do të mbahen në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, rruga “Leninova” nr. 2, Shkup.
Provimet mund t’i japin të gjithë kandidatët për të cilët është publikuar Lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit për peshkatar dhe për rojtar peshkimi, listë e cila tashmë është e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.