Sot në Shkup u mbajt mbledhja e 21-të e Nënkomitetit për Bujqësi dhe Peshkim.
Në mbledhjet e rregullta të Nënkomitetit, vendoset dhe mbahet dialogu ekonomik në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, politikës veterinare dhe fitosanitare, si dhe peshkimit, ndërmjet Maqedonisë dhe Komisionit Evropian.
Përmes mekanizmave të përcaktuar me Procesin e Stabilizim-Asociimit, veçanërisht përmes raporteve vjetore të Komisionit, ndiqet përparimi në përmbushjen e obligimeve nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe obligimeve që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ne mbetemi të përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.