Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Moldavi, realizoi një takim me znj. Ludmila Katlabuga, ministre e Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore.
Gjatë qëndrimit, ai vizitoi disa kantina vere dhe distileri.
Ministri Tripunovski e përmbylli vizitën me pjesëmarrje në aktivitetin “Wine Exhibition – Our Wine Conquers the World”, një ngjarje që nxjerr në pah potencialin e industrisë së verës.
“Vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që do të sjellin avancimin e bujqësisë maqedonase”, theksoi ministri.