Tripunovski: Për Ljupço Nikolovski ka dyshime serioze për kryerjen e krimit, janë procesuar çështje deri te Prokuroria Themelore Publike, por deri sot nuk ka asnjë reagim.

Tripunovski: Për Ljupço Nikolovski ka dyshime serioze për kryerjen e krimit, janë procesuar çështje deri te Prokuroria Themelore Publike, por deri sot nuk ka asnjë reagim.

“Krijuesi i të gjitha problemeve dhe veprimeve korruptive gjatë kohës kur ishin në pushtet, nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjeve që ofrojnë,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Cvetan Tripunovski, gjatë një intervistë në programin “Tema e Ditës” në televizionin Sitel.

Ministri Tripunovski deklaroi se ka procesuar procedura deri te Prokuroria Themelore Publike për veprimet e paligjshme të Ljupço Nikolovskit, por nuk ka asnjë reagim.

“Vërej se ditët e fundit ai është shumë aktiv në publik dhe përpiqet të manipulojë. Dua të them se bëhet fjalë ndoshta për ministrin më kriminal të së kaluarës. Këtë e them sepse unë si ministër pas marrjes së detyrës në Ministri, ndërmora një sërë aktivitetesh për verifikimin e veprimeve të tij,” theksoi ai.

“Kam iniciuar disa procedura drejtuar Prokurorisë Publike, të cilat për më shumë se një vit nuk janë procesuar. Bëhet fjalë për procedura për keqpërdorime serioze të fondeve buxhetore etj.,” shtoi ministri Tripunovski.

Ai bëri thirrje që Prokuroria Publike të ndërmarrë veprime dhe të hetojë rastet.

“Këto dokumente dhe denoncime të dorëzuara nuk janë të vetmet. Gjatë periudhës së kaluar, fokusi ynë në punën e Ministrisë ka qenë rikthimi i besueshmërisë ndaj institucioneve dhe bujqve, si dhe kryerja e kontrolleve shtesë. Ky ministër, i cili tani përpiqet të paraqitet si shpëtimtar, më parë ka anashkaluar Agjencinë e Pagesave si organ ekzekutiv të programeve të Ministrisë dhe ka formuar një komision tre-anëtarësh jashtë procedurave, duke shpërndarë grante prej 10,000 eurosh për të ashtuquajturat vreshta familjare të vogla për mbi 800,000 euro fonde buxhetore,” theksoi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se në procesin e shpërndarjes së këtyre granteve ka marrë pjesë edhe kryetari i komisionit partiak për bujqësinë, i cili pas ardhjes së Qeverisë së re dha dorëheqje.

“Kjo çështje, e cila është në fazë përfundimtare, do të dërgohet tek Prokuroria Publike,” njoftoi ministri.

“Për ministrin që paraqitet si shpëtimtar, kemi edhe një çështje tjetër, dhe kjo është keqpërdorimi i punësimeve dhe avancimeve partiake në Ministri, për persona që janë avancuar pa miratimin e Ministrisë së Financave dhe pa ndjekur procedurat, duke shkaktuar dëm për buxhetin,” shtoi ai gjatë intervistës.

Ministri Tripunovski shtoi se i njëjti ministër, i cili kohët e fundit ka marrë pjesë në konferenca për shtyp, nuk ka dorëzuar pajisjet teknike që i janë dhënë në përdorim gjatë detyrës në Ministri.

Tripunovski theksoi edhe një shembull tjetër, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën KfW për një kredi prej 80 milionë eurosh për investime në ekonominë e ujërave, për mosmarrjen e masave brenda 5 viteve, shteti ka paguar 2.2 milionë euro për kamata. Ky ministër, i cili nuk ka vepruar dhe ka “fjetur” në detyrë, ka dëmtuar buxhetin.

Accessibility Menu