“Ka raste kur persona posedojnë tokë bujqësore, por nuk e punojnë atë, por e japin me qira te dikush që vërtet dëshiron të prodhojë ushqim. Fermeri i vërtetë i paguan pronarit për përdorimin e tokës. Pronari aplikon për subvencione, shteti ia paguan, ndërsa ai nuk e punon fare tokën”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në një intervistë për TV Star, duke shpjeguar risitë në Program.
Ministri shtoi se fermeri i vërtetë, i cili paguan qira për tokë bujqësore, nuk mund të marrë asnjë mbështetje nga shteti, sepse atë e shfrytëzon pronari i tokës.
“Në këtë mënyrë, mjetet rrjedhin nga shteti drejt një kategorie njerëzish që nuk prodhojnë”, theksoi Tripunovski.
“Prandaj themi, nëse posedoni tokë bujqësore, duhet të dëshmoni se të paktën 30% e prodhimit tuaj e keni dorëzuar në ndonjërin nga kapacitetet e regjistruara për grumbullim ose përpunim”, sqaroi ministri.
Ai theksoi se kontrollet në terren dhe ky kusht do të bëjnë që subvencionet të përfundojnë te fermerët e vërtetë.