Tripunovski: Askush në këtë periudhë nuk do të mbetet pa mbështetje financiare, po sigurojmë një tranzicion të drejtë dhe gradual

Tripunovski: Askush në këtë periudhë nuk do të mbetet pa mbështetje financiare, po sigurojmë një tranzicion të drejtë dhe gradual

“Sipas Programit për vitin 2026 kemi vendosur një masë të veçantë, e cila aktualisht është në fazë përpunimi, me qëllim që të mbështeten të gjitha kapacitetet e vogla. Ajo titullohet si Masa për pagesa direkte për ekonomitë e vogla bujqësore”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në një emision në TV 24.

“Ta sqarojmë: një bujk që ka pasur 2 dekarë vresht dhe i ka paraqitur vitin e kaluar, ndërsa me ndryshimet e reja pragu minimal është 0,5 hektarë, përmes kësaj mase të re do të përfitojë një periudhë tranzicioni. Në një deri në maksimum tre vitet e ardhshme do të vazhdojmë t’i mbështesim këta dy dekarë, me qëllim që bujku të ketë kohë të vendosë nëse do t’i rrisë kapacitetet e tij në 0,5 hektarë ose do të vendosë të mos i zgjerojë, pas së cilës nuk do të ketë të drejtë për subvencione”, theksoi ministri.

Periudha e tranzicionit do të zgjasë nga një deri në tre vjet, varësisht nga sektori, pasi afati kohor është i ndryshëm për degë të ndryshme prodhimi.

“Askush në këtë periudhë nuk do të mbetet pa mbështetje financiare. Po sigurojmë një tranzicion të drejtë dhe gradual, me qëllim që fermerët e vegjël të përshtaten me kushtet e reja”, potencoi Tripunovski.

Accessibility Menu