Tripunovski: Janë blerë 26 milionë kilogramë duhan

Tripunovski: Janë blerë 26 milionë kilogramë duhan

Sot mund të krenohemi me shifra konkrete, sipas raporteve tremujore për vitin 2025, shënohet rritje në blerjen dhe shitjen e prodhimit bujqësor”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Natkast”.

 

“Sipas raporteve për produktet bujqësore primare dhe përpunimet, do të shihni se jemi të orientuar drejt eksportit dhe shënojmë rritje pikërisht në këtë segment”, theksoi ministri.

 

Ai theksoi se shteti nuk është më i varur nga importi i ushqimit të freskët.

 

“Dua të përmend edhe fushatën “ Më e Mira e Maqedonisë” e cila do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me të cilën po e rrisim vetëdijen te konsumatorët vendas për rëndësinë e blerjes së produkteve vendore”, shtoi Tripunovski.

 

Sa i përket prodhimit të duhanit, ministri theksoi se është shënuar rritje serioze e prodhimit dhe një çmim mesatar rekord i blerjes.

 

“Këtë vit çmimi mesatar i blerjes është 419 denarë për kilogram, ndërsa vitin e kaluar ishte 400 denarë. Ndryshe nga periudha e mëparshme, kur çmimi lëvizte mes 160, 214 dhe 250 denarë, çmimi aktual është pothuajse dyfish më i lartë. Për më tepër, kemi rritur në mënyrë intervenuese subvencionet për duhanin e kategorisë së parë nga 80 në 100 denarë, me qëllim stabilizimin e sektorit”, theksoi ministri.

 

Si rezultat i këtyre masave, këtë vit janë blerë 26 milionë kilogramë duhan, në krahasim me vitin 2024, kur janë blerë rreth 15 milionë kilogramë.

Accessibility Menu