Diskutim frytdhënës në tribunën me fermerët, e cila u mbajt në komunën e Gjevgjelisë në kuadër të fushatës „Zëri që dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë“.
Gjevgjelia është shembull se si zhvillohet bujqësia, sipas të dhënave kemi rreth 3.000 ekonomi bujqësore të regjistruara, mbi 700 kontrata për shfrytëzimin e rreth 2.800 hektarëve tokë bujqësore shtetërore.
Vitin e kaluar, për masën „nafta e gjelbër“ kanë aplikuar mbi 890 fermerë, me një mbështetje totale prej rreth 8 milionë denarësh.
Shifrat janë dëshmi se kur shteti dhe fermerët punojnë së bashku, rezultatet janë të dukshme.
Në tribunë diskutuam për sfidat, por edhe për mundësitë për mbështetje shtesë, bujqësi të qëndrueshme, konkurruese dhe e zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme është qëllimi drejt të cilit punojmë.