Të nderuar,
Gjatë ditës së djeshme, në rrjetet sociale (faqe dhe grup në Facebook të një portali) janë publikuar të pavërteta dhe dezinformata lidhur me një masë të supozuar për vitin 2026.
Në këtë publikim është përdorur në mënyrë të paligjshme emri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe një vulë e rreme e vetë Ministrisë, me qëllim që të krijohet panik dhe pakënaqësi tek bujqit. Ju lutemi të mos bini pre e manipulimeve, të gjitha masat dhe programet publikohen në faqen zyrtare të internetit dhe në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë.
Ju sigurojmë se nuk ekziston një masë e tillë e propozuar.
I bëjmë thirrje medias në fjalë që t’u drejtohet bujqve dhe publikut, të korrigjojë gabimin e saj dhe në të ardhmen të mos shpërndajë dezinformata. Po ashtu, të mos luajë me ndjenjat e bujqve, duke krijuar panik dhe duke i çuar ata në lajthitje për çështje të ndjeshme.
Ju lutemi për kujdes në të ardhmen dhe të tregoni vëmendje nga cilat burime informoheni.
Sa i përket informimit për masat dhe programet, përdorni vetëm burime zyrtare nga institucionet qeveritare.