"Manifestimi ,,Praziada” është dëshmi se Maqedonia është e bollshme me produkte bujqësore cilësore, sepse kjo tokë na ofron ditë të mjaftueshme me diell, tokë të pasur dhe ujë të pastër për të prodhuar." Gradoshorci është fshati që është prodhuesi më i madh i preshit në vend”, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
“Përmes këtij manifestimi realizohet rëndësia e madhe për komunën e Vasilevës, komuna promovon karakteristikat dhe vetitë e preshit si perime e shëndetshme dhe njëkohësisht e afron me qytetarët”, ka shtuar ai.
Ministri Tripunovski theksoi se përveç promovimit të preshit, u mundësohet mbledhja e prodhuesve dhe tregtarëve në një vend të vetëm për të gjetur së bashku tregje të reja për plasimin e preshit.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë të mbështesë ngjarje të tilla në të ardhmen, pasi ato promovojnë turizmin lokal dhe produktet që janë autentike në pjesë të caktuara të vendit”, theksoi ministri.