“Një opozitë pa ide, së cilës i mungon konstruktiviteti serioz për të qenë korrektuese e pushtetit dhe që përballet me probleme të brendshme, mendoj se kjo interpelancë është e pabazuar. Dikush përpiqet përmes dëmtimit të reputacionit të ministrit të Bujqësisë të ndërtojë rejting personal dhe të krijojë një përshtypje të rreme të aktivitetit,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me interpelancën e paraqitur.
Ministri Tripunovski shtoi- “Kemi mjaft argumente me të cilat do të përballemi dhe do të tregojmë se çfarë është bërë gjatë dy viteve të fundit, në dallim nga shtatë vitet e tyre.”