Tripunovski: Deri më tani janë grumbulluar 1,7 milion kilogramë duhan me çmim mesatar prej 419,68 denarë

Tripunovski: Deri më tani janë grumbulluar 1,7 milion kilogramë duhan me çmim mesatar prej 419,68 denarë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ndodhet për vizitë pune në rajonin e Prilepit, ku po inspekton procesin e grumbullimit të duhanit.

“Dua t’ju informoj se nga 320 pikat e paraqitura në mbarë vendin, deri dje janë hapur gjithsej 207”, deklaroi ministri Tripunovski.

Ai shtoi se nga kompanitë e regjistruara në Regjistrin për grumbullimin e duhanit, vetëm një kompani deri tani nuk ka filluar me grumbullimin, por e njëjta do ta nisë në fillim të javës së ardhshme, sipas planit dhe dinamikës.

“Sipas të dhënave që i marrim çdo ditë nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, deri dje janë grumbulluar gjithsej 1,7 milion kilogramë duhan me çmim mesatar prej 419,68 denarë”, theksoi ministri Tripunovski.

Ai theksoi se, sipas të dhënave nga Shoqata dhe Inspektorati, rrjedha e deritanishme e grumbullimit po zhvillohet në atmosferë të mirë.

“Deri në ditën e fundit të grumbullimit do të jemi këtu, derisa të mblidhet edhe fleta e fundit e duhanit. Presim që kjo sezonë të përfundojë me sukses”, përfundoi ministri.

Accessibility Menu