U nënshkruan 57 marrëveshje me vlerë totale prej mbi 34 milionë denarë sipas Thirrjes Publike për bashkëfinancimin e kombajnëve për oriz dhe tharëseve të lëvizshme

U nënshkruan 57 marrëveshje me vlerë totale prej mbi 34 milionë denarë sipas Thirrjes Publike për bashkëfinancimin e kombajnëve për oriz dhe tharëseve të lëvizshme

Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u nënshkruan 57 marrëveshje sipas Thirrjes Publike të shpallur që i referohej masës 121, për dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e kombajnëve të specializuar për korrjen e orizit me copëtues dhe/ose tharëse të lëvizshme për oriz.



Vlera maksimale e kostove të pranueshme për çdo përfitues ishte 600,000 denarë.



Vlera totale e marrëveshjeve tejkalon 34 milionë denarë.



Me Thirrjen Publike, Ministria, përmes masave nga Programi për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural, u del në ndihmë prodhuesve të orizit, me qëllim modernizimin e mekanizimit bujqësor në Maqedoni.



E drejtë për të përfituar nga këto mjete kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e e vetëm të Ekonomive Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në përputhje me Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.



Duke u angazhuar për zhvillimin e bujqësisë, Maqedonia sërish do ta mbajë krenare epitetin e saj si një shtet bujqësor.

Accessibility Menu