Janë paguar 166.704.501,00 denarë si ndihmë shtesë shtetërore prej 20% për bartësit e ekonomive bujqësore dhe 16.724.726,00 denarë për Masën 121 - Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Pagesa e rregullt ndaj fermerëve vazhdon.

Sot u realizua pagesa e ndihmës shtesë shtetërore prej 20% për bartësit e ekonomive bujqësore që janë të regjistruar si ushtrues të veprimtarisë bujqësore, në përputhje me Ligjin për Ushtrimin e Veprimtarisë Bujqësore, ose të regjistruar si fermerë individualë, sipas Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.

Me një mbështetje prej 166.704.501,00 denarë janë përfshirë 3.509 fermerë të regjistruar.

 


Sot do të realizohet pagesa ndaj 6 (gjashtë) përfituesve nga Programi për Mbështetje Financiare për Zhvillimin Rural për vitin 2023, Masa 121 - Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, me një shumë totale prej 16.724.726,00 denarë.

Mjetet janë të destinuara për Masën 121 për modernizimin e ekonomive bujqësore, të parashikuara nga Programi për Mbështetje Financiare për Zhvillimin Rural për vitin 2023.

Shuma maksimale e bashkëfinancuar për një përfitues në Masën 121.12 - Blerja e kombajnëve për grurë arrin deri në 3.000.000,00 denarë.

Accessibility Menu