Vazhdojmë me pagesën e subvencioneve në bujqësi dhe investimet në blegtorinë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Sot janë realizuar dy pagesa në drejtim të bujqve.

 

Është realizuar pagesë në vlerë të përgjithshme prej 265.720.530,00 denarësh për 4.659 bujq për pagesa plotësuese direkte për masën 1.3, për prodhimin e realizuar të grurit, elbit, lulediellit, repës vajore dhe afionit, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Kjo është një pagesë e rregullt për vitin 2024 dhe ka për qëllim të mbështesë prodhimin e kulturave bujqësore të lartpërmendura gjatë vitit 2024.

 

Po ashtu, sot janë realizuar pagesa edhe në vlerë prej 16.041.565,00 denarësh, nga Masa 121 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, nënmasa 121.1 –Furnizim i mëshqerrave me pedigre të lartë (me përjashtim të mëshqerrave të racës Busha), nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2023.

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me pagesën e subvencioneve dhe realizimin e investimeve.

Accessibility Menu