Tripunovski: Tolerancë zero për keqpërdorimin e fondeve evropiane në bujqësi

Tripunovski: Tolerancë zero për keqpërdorimin e fondeve evropiane në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, deklaroi se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Ministria punojnë sipas rregullave strikte që duhet të respektohen.

 

“Nuk kam informacion nëse ka epilog për hetimet e mëparshme. Sigurisht, kur të ketë, opinioni do të informohet. Ajo që dua të theksoj në këtë intervistë është se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave punojnë sipas rregullave strikte që duhet të zbatohen”, theksoi ministri në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

 

“Ministria dhe Agjencia veprojnë me tolerancë zero ndaj keqpërdorimit të fondeve. I gjithë procesi zhvillohet në mënyrë transparente”, sqaroi ministri.

 

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë njohuri për lëshime të mundshme të raportojnë menjëherë, pas çka do të ndërmerren masa adekuate.

 

“Vetë Agjencia dhe trupi i auditimit kryejnë rregullisht kontrolle lidhur me pagesat për aplikimet IPARD, me qëllim eliminimin e çdo lloj keqpërdorimi”, shtoi ministri Tripunovski.

 

Sipas tij, nuk do të tolerohet asnjë keqpërdorim i fondeve dhe rregullat për ndarjen e tyre do të zbatohen maksimalisht.

Accessibility Menu