Vazhdojnë takimet informuese për Thirrjen Publike të shpallur për masën 1 nga Programi IPARD

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Trupi për menaxhimin e IPARD-it pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë vazhdojnë fushatën dhe takimet informuese për Thirrjen Publike të shpallur për masën 1 – Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore nga Programi IPARD 2021-2027 (IPARD 3).
Ftohen të gjithë përdoruesit e interesuar të marrin pjesë në këto takime informuese për një informim më të lehtë dhe shfrytëzim të masës 1, duke pasur parasysh se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për këtë masë nga kjo Thirrje Publike është 29 mars 2025.
• Më 24 shkurt 2025 (e hënë), takimet informuese do të mbahen në Tetovë, duke filluar nga ora 11:00, në Universitetin e Tetovës – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit dhe në Jegunovcë, duke filluar nga ora 14:00, në sallën komunale
• Më 25 shkurt 2025 (e martë), takimet informuese do të mbahen në Sveti Nikollë, duke filluar nga ora 11:00, në sallën komunale dhe në Veles, duke filluar nga ora 14:00, në sallën komunale
Informacionet rreth detajeve, dokumenteve të nevojshme dhe thirrjeve publike mund të merren edhe në faqet e internetit dhe numrat e telefonit të mëposhtëm:
• Trupi për menaxhimin e fondeve IPARD pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose në 02/3134-477 lokal 113, 114 dhe 115
• Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460 dhe 070/229-434 (sektori për miratimin e projekteve), 070/229-328 (sektori për miratimin e pagesave)
• Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370

Accessibility Menu