Autoriteti i Menaxhimit me IPARD pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë vazhdojnë me fushatën dhe takimet informuese për Thirrjen Publike të shpallur për masën 1 - Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore nga Programi IPARD 2021-2027 (IPARD 3).
Në takimet informuese, përdoruesit e interesuar (persona fizikë, juridikë, kooperativa, etj.) do të kenë mundësinë të informohen mbi procedurat dhe kushtet për aplikim me qëllim shfrytëzimin e mjeteve nga kjo masë e programit në kuadër të thirrjes publike të shpallur.
Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë në takimet informuese për një informim më të lehtë dhe shfrytëzim më të suksesshëm të masës 1, duke pasur parasysh se afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për masën 1 nga kjo Thirrje Publike është 29 mars 2025.
Gjatë kësaj jave janë planifikuar takimet e mëposhtme:
• 25 shkurt 2025 (e martë) – takimet informuese do të mbahen në Sveti Nikollë, duke filluar nga ora 11:00 në sallën komunale dhe në Veles duke filluar nga ora 14:00 në sallën komunale.
• 26 shkurt 2025 (e mërkurë) – takimet informuese do të mbahen në Karbinci, duke filluar nga ora 11:00 në sallën komunale dhe në Shtip duke filluar nga ora 14:00 në sallën komunale.
• 27 shkurt 2025 (e enjte) – takimet informuese do të mbahen në Kavadar, duke filluar nga ora 11:00 në sallën komunale dhe në Timjanik duke filluar nga ora 14:00 në shkollën fillore.
• 28 shkurt 2025 (e premte) – takimet informuese do të mbahen në Prilep, duke filluar nga ora 11:00 në sallën komunale dhe në Krivogashtan duke filluar nga ora 14:00 në sallën komunale (salla e shërbimit të zjarrfikësve).
Informacionet në lidhje me detajet, dokumentet e nevojshme dhe thirrjet publike mund të merren edhe në ueb-faqet dhe numrat e telefonit të mëposhtëm:
• Autoriteti i Menaxhimit me IPARD pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – https://ipard.gov.mk ose në 02/3134-477 lokal 113, 114 dhe 115;
• Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural – http://www.ipardpa.gov.mk ose në 02/3097-460 dhe 070/229-434 (sektori për miratimin e projekteve), 070/229-328 (sektori për miratimin e pagesave);
• Agjencia për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – http://agencija.gov.mk/ ose në 047/228-330 dhe 047/228-370.