Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Igor Lazarovski, nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare në vlerë prej 17.500.000 denarësh.
Ky aktivitet realizohet në përputhje me kërkesën e dorëzuar nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për investime në sanimin e stacioneve meteorologjike, si dhe për shpenzime për blerjen e pajisjeve harduerike dhe softuerike për pajisje hidrometeorologjike dhe sistem radarik, blerjen e stacioneve të vogla meteorologjike, ndihmë teknike për mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes dhe kullimit, për përdorimin e fondeve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2025, pjesa II, paragrafi (2), masa 1 – Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural, nënmasa 1.7 – Shpenzime të tjera dhe investime për vendosjen dhe zbatimin e masave për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, pika 1.7.5 – “Investime për sanimin e stacioneve meteorologjike, si dhe shpenzime për blerjen e pajisjeve harduerike dhe softuerike për pajisje hidrometeorologjike dhe sistem radarik, dhe blerjen e stacioneve të vogla meteorologjike” në vlerë prej 17.500.000 denarësh.
Ministri theksoi se informacioni i rregullt dhe i saktë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike do ta mbrojë bujqësinë nga fatkeqësitë natyrore.