NJOFTIM PËR KUJDES

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u bën thirrje qytetarëve për kujdes të posaçëm me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve në hapësira të hapura.

 

 

Ministria e rikujton opinionin e gjerë që në periudhën në vijim duhet të tregohet kujdes i shtuar, pasi për shkak të temperaturave të larta pritet rritje e rrezikut nga zjarret në natyrë, dhe është thelbësore që publiku ta kuptojë rrezikun dhe pasojat nga zjarret në hapësira të hapura dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, ambientit jetësor, pronës dhe komuniteteve në tërësi.

 

E RËNDËSISHME

 

•           Personat që kryejnë aktivitete në sipërfaqe bujqësore, si dhe blegtorët, të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë kryerjes së punëve, duke shmangur ndezjen e kontrolluar të tokës bujqësore dhe kullosave, gjë që është rreptësisht e ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale.

•           Rreziqe serioze – zjarret në shkallë të gjerë rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

•           Pasojat ligjore – shkaktimi i zjarrit në hapësira të hapura është vepër e dënueshme.

•           Element kyç për parandalimin e përhapjes së zjarreve është Zbulimi i shpejtë – publiku të raportojë menjëherë në numrin 112.

 

KËSHILLA PËR SIGURI

•           Të shmanget ndezja e çdo lloj zjarri gjatë periudhave me erë të fortë ose mot të thatë.

•           Të përdoren metoda më të sigurta për pastrimin e tokës dhe largimin e materialit djegës.

 

MBPEU i inkurajon të gjithë qytetarët të qëndrojnë të informuar dhe të ndërmarrin masa parandaluese për të evituar zjarret në hapësira të hapura.

Gjithashtu, MBPEU kujton publikun se nga data 01.07.2025 deri më 31.08.2025 do të jetë në fuqi ndalim i plotë për lëvizje në pyje.

 

Me këtë rast, ftohet publiku të ndjekë dhe t’i bashkohet Programit për Menaxhimin e Zjarreve në nivel peizazhi (lfmwb.net), në të cilin Ministria është institucion partnere dhe punon në mënyrë aktive në zbatimin e aktiviteteve dhe masave të përcaktuara në program, me fokus në parandalim dhe gatishmëri në menaxhimin e zjarreve në nivel peizazhi.

 

Duke punuar së bashku, mund të ulim rrezikun dhe të sigurojmë mbrojtjen e shtëpive tona, pronës, pyjeve dhe mjedisit jetësor.

Accessibility Menu