Zëvendësministri Hoxha vizitoi fermerin nga Struga, përfitues i mjeteve IPARD

Zëvendësministri Hoxha vizitoi fermerin nga Struga, përfitues i mjeteve IPARD

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, sot vizitoi fermën e një bujku të ri nga fshati Tatesh i Epërm në Strugë, i cili është shembull i përkushtimit dhe vizionit për zhvillimin e bujqësisë.

Fisniku, aktualisht punon mbi 30 hektarë tokë bujqësore, ku përveç kulturave të ndryshme, ka ngritur edhe një plantacion me arra.

Së fundmi, përmes Ministrisë së Bujqësisë, ai ka marrë në shfrytëzim edhe 3 hektarë shtesë, ndërsa këtë vit ka përfituar nga programet IPARD mjete moderne në vlerë prej mbi 1.8 milionë denarë.

,,Ky fermer dëshmon se bujqësia nuk është vetëm traditë, por edhe një mundësi reale zhvillimi dhe vetëpunësimi për të rinjtë që zgjedhin të investojnë në vendin e tyre” theksoi zëvendësministri Hoxha.

Accessibility Menu