Hoxha: Bashkëpunimi me OKB-në dhe FAO-n është kyç për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Hoxha: Bashkëpunimi me OKB-në dhe FAO-n është kyç për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në Takimin e Parë të Komitetit të Përbashkët Drejtues për Kornizën e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara për periudhën 2026–2030.

Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e arritura në vitin 2025 me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, si dhe aktivitetet dhe prioritetet e parapara në Planin e Përbashkët të Punës për vitin 2026.

Në kuadër të diskutimeve, zëvendësministri Hoxha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), veçanërisht në fushat e konsolidimit të tokës bujqësore, digjitalizimit të sektorit, sigurisë ushqimore, shëndetit të kafshëve, menaxhimit të burimeve natyrore dhe përballimit të sfidave klimatike.

Bashkëpunimi me FAO dhe agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në modernizimin e sektorit agro-ushqimor, zhvillimin rural dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me organizatat ndërkombëtare dhe zbatimin e politikave që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale.

Accessibility Menu