Tripunovski nga Rankovca: Të punojmë së bashku për një sektor bujqësor të qëndrueshëm dhe konkurrues

Tripunovski nga Rankovca: Të punojmë së bashku për një sektor bujqësor të qëndrueshëm dhe konkurrues

Sot vizitova banorët e vendbanimeve Opilë dhe Psaçë në komunën e Rankovcës, në kuadër të fushatës “Zëri që e dëgjojmë – më e mira e Maqedonisë”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Ministri theksoi se në takimet me blegtorët, bujqit dhe pemëtarët u diskutua për sfidat me të cilat përballen, por edhe për mundësitë për zhvillim dhe avancim të prodhimit vendor.

“Zërin e bujqve e dëgjojmë, le të punojmë së bashku për një sektor bujqësor të qëndrueshëm dhe konkurrues”, porositi ministri.

Accessibility Menu