Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vizitoi ndërmarrjen “Diem-GP” SHPK, e specializuar në prodhimin dhe përpunimin e frutave dhe perimeve në Negorcë.
Gjatë vizitës u bisedua për grumbullimin e produkteve kopshtare dhe frutave, teknologjitë moderne për përpunim dhe paketim, si dhe për fushatën “Më e mira e Maqedonisë: Tradita jonë, krenaria jonë”.
Për suksesin e kësaj ndërmarrjeje flet edhe eksporti i produkteve të saj në 57 vende të botës.
Produktet bujqësore të Maqedonisë po pushtojnë tregun botëror.