Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u mbajt një trajnim i përgatitur nga Departamenti për Prodhim Organik, Sektori i Bujqësisë, me mbështetjen e Grupit të Përhershëm për Zhvillim Rural Rajonal (SWG - Regional Rural Development Standing Working Group). Në këtë trajnim u prezantuan risi në prodhimin bujqësor organik, rregullorja e Bashkimit Evropian 2018/848, me një përmbledhje të detajuar të strukturës, akteve deleguese dhe zbatuese. Gjithashtu, u diskutua për kontrollin dhe certifikimin, si dhe për qasjet e bazuara në vlerësim dhe rrezik.
Prodhimi organik i ushqimit është një trend. Kur zgjedhim ushqime të shëndetshme, ndihmojmë në mbrojtjen e tokës dhe ujërave nga ndotja. Nëpërmjet metodave organike të prodhimit, ekosistemet mbeten të qëndrueshme, duke minimizuar ndotjen e mjedisit. Prodhimi organik përdor produkte që janë armik i dëmtuesve dhe sëmundjeve, madje përdoren edhe disa lloje insektesh që janë të dobishme. Përmes sistemit organik, tregohet kujdes i veçantë për kafshët. Edhe pse konsiderohet si një sistem i ri, bujqësia organike në fakt përfaqëson modelin më të lashtë të bujqësisë në botë.