Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se 1.934 kultivuesve të pemëve u janë paguar gjithsej 149.482.644 denarë mbështetje financiare për mollët e prodhuara dhe të dorëzuara.
Mjetet janë paguar përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në përputhje me Masën 1.7 të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.