Sot është shpallur Thirrja e re Publike për masën 1 “Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore” nga programi IPARD III.
Buxheti i përgjithshëm i Thirrjes Publike është 7.415.335 euro.
Të gjithë aplikuesit mund të kërkojnë një grant të pakthyeshëm deri në shumën maksimale prej 750.000 eurosh. Granti do të mbulojë deri në 75% të shpenzimeve të pranueshme për investime në prodhimin bujqësor, përpunimin dhe marketingun direkt të produkteve bujqësore.
Mjetet financiare të Thirrjes Publike janë të destinuara për:
1. Sektori i prodhimit bimor, dhe atë për nënsektorët e mëposhtëm:
• Kultura drithërash;
• Kultura industriale dhe foragjere;
• Vreshta (vetëm për varietete vere);
• Kultura të tjera nga Aneksi I që nuk mbështeten në kuadër të Masës 7.
2. Sektori i prodhimit blegtoral, dhe atë për nënsektorët e mëposhtëm:
• Blegtoria e gjedhëve (për: qumësht dhe mish);
• Derrat (për: riprodhim dhe mbarështim);
• Dele dhe dhi (për: prodhimin e qumështit dhe mbarështim);
• Shpendët (për: pula për vezë dhe mish – broilerë);
• Kafshë të tjera nga Aneksi I që nuk mbështeten në kuadër të Masës 7.
3. Sektori i peshkimit:
• Fermat për kultivimin e ujërave të ëmbla
4. Përpunimi dhe marketingu direkt i prodhimit bujqësor të fermës, dhe atë për nënsektorët e mëposhtëm:
• Qumështi dhe produktet e qumështit;
• Vezët, mishi dhe produktet e mishit;
• Frutat dhe perimet, përfshirë patatet dhe kulturat bishtajore;
• Lëngu i rrushit, vera.
5. Prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme për konsum vetjak:
• Përpunimi i produkteve bimore dhe shtazore nga biomasa primare dhe sekondare (përveç biomasës nga produktet e peshkut) për prodhimin e biogazit dhe/ose biokarburanteve;
• Përdorimi i energjisë diellore, mullinjve me erë, energjisë gjeotermale etj.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për projekte është data 29.03.2025.