Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton opinionin se në periudhën nga 20 shtatori deri më 10 tetor 2026 do të organizojë mbajtjen e provimeve nga fusha e peshkimit (provimi për peshkatar dhe provimi për rojtar peshkimi).
Provimet përbëhen nga dy pjesë:
Pjesa e parë (teorike), përmes së cilës kontrollohet njohja e dispozitave të legjislacionit përkatës, duke iu përgjigjur një numri të caktuar pyetjesh në formë testi;
2. Pjesa e dytë (praktike), përmes së cilës kontrollohet aftësia për njohjen e llojeve të peshqve, teknikave të peshkimit dhe zbatimit praktik të dispozitave nga fusha e peshkimit, ndërsa përgjigjet jepen me gojë.
Terminet për mbajtjen e provimeve do të publikohen në mënyrë plotësuese në faqen zyrtare të Ministrisë, ndërsa pas shqyrtimit të kërkesave nga ana e Komisionit do të publikohet Lista e kandidatëve që i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit. Kandidatët janë të obliguar që me kohë ta kontrollojnë listën dhe të informohen për pjesëmarrjen e tyre.
Kandidatët e interesuar mund të parashtrojnë Kërkesë për dhënien e provimit më së voni deri më 20.09.2026.
Bashkë me Kërkesën për dhënien e provimit, kandidati duhet të dorëzojë:
1. Certifikatë të shtetësisë së RMV-së (jo më e vjetër se 6 muaj);
2. Kopje të letërnjoftimit; dhe
3. Dëshmi për pagesën e 4.000 denarëve, si kompensim për shpenzimet e dhënies së provimit.
Të dhënat e nevojshme për pagesën:
Emri dhe selia e pranuesit: Buxheti i RMV-së – MBPEU
Banka e pranuesit: Banka Popullore e RMV-së
Llogaria e transaksionit: 100000000063095
Llogaria e shfrytëzuesit: 140010028063119
Kodi i të hyrave: 725930
Programi: 10
Provimet do të mbahen në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, rr. “Leninova” nr. 2, Shkup.