Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në kuadër të realizimit të masave për mbështetjen e blegtorisë, njofton se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, më 25 gusht 2026, ka realizuar pagesën e mbështetjes financiare për rritjen e dhive për vitin 2025.
Me këtë pagesë janë përfshirë 1.159 rritës të dhive, të cilëve u janë paguar gjithsej 85.784.580 denarë.
Ministria dhe Agjencia vazhdojnë me realizimin e pagesave të mbështetjes financiare edhe për masat e tjera të parashikuara në Programin për vitin 2025.