Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton se përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural është realizuar pagesa në vlerë të përgjithshme prej 15.372.229 denarësh për 987 përfitues nga Programi për Prodhim Organik për vitin 2024.
Nga shuma e përgjithshme, për certifikim janë paguar 9.589.057 denarë për 808 përfitues, ndërsa për analiza të tokës janë paguar 26.830 denarë për pesë përfitues.
Për tregti me produkte organike janë paguar 963.997 denarë për 16 përfitues, ndërsa për përpunimin e produkteve organike janë paguar 185.904 denarë për tre përfitues. Për pemishtet janë paguar 4.606.441 denarë për 155 përfitues.