Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon se Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot ka realizuar pagesën e 217.241.135 denarëve për 10.754 prodhues të kulturave kopshtare.
Mjetet janë paguar në përputhje me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025, në kuadër të nënmasës për pagesa direkte për sipërfaqe bujqësore të punueshme, të dedikuara për prodhimin e kulturave kopshtare në ambient të hapur dhe në sera.
Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore me sipërfaqe të mbjella dhe të korrura me domate, speca, shalqi, pjepër, kungull, fasule, bishtaja, bizele, patate, tranguj, tranguj të vegjël për turshi, lakër, lakër jeshile, qepë, hudhër, presh, kungulleshka, sallatë të gjelbër, brokoli, spinaq, lulelakër, patëllxhan, karota, selino, panxhar dhe pastinak.
Me pagesën e sotme vazhdon realizimi i mbështetjes financiare për bujqit dhe përmbushja e obligimeve ndaj prodhuesve. Këto mjete paraqesin mbështetje të drejtpërdrejtë për likuiditetin e ekonomive bujqësore dhe zhvillimin e prodhimit vendor të kulturave kopshtare.