Janë paguar mbi 13 milionë denarë për 85 prodhues të duhanit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njofton se përmes Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, sot është realizuar pagesa në vlerë të përgjithshme prej 13.925.888 denarësh për 85 prodhues të duhanit.

Mjetet janë paguar në përputhje me Programin për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2026.

Mbështetja financiare kontribuon në rritjen e sigurisë ekonomike të prodhuesve të duhanit, si dhe në ruajtjen e vazhdimësisë dhe cilësisë së prodhimit të tyre.

Accessibility Menu