Irotova Lazareva: Regjenerimi i pyjeve në Kokino është dëshmi që Ministria do t’i mbrojë mushkëritë e bardha të Maqedonisë

Irotova Lazareva: Regjenerimi i pyjeve në Kokino është dëshmi që Ministria do t’i mbrojë mushkëritë e bardha të Maqedonisë

Sot u realizua aksioni i fundit për regjenerimin e pyjeve në sipërfaqen e djegur në Kokino, komuna Nagoriçan, ku gjatë javëve të kaluara janë regjeneruar mbi 51 hektarë dhe janë mbjellë më shumë se 100,000 fidanë.

„Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave çdo vit në Programin për Riprodhim të Zgjeruar ndan një shumë të caktuar të mjeteve që i dedikohen regjenerimit të pyjeve“, sqaroi Sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Daniela Irotova Lazareva.

„Duke pasur parasysh që në disa vitet e fundit kjo veprimtari është neglizhuar, përkatësisht janë regjeneruar sipërfaqe shumë më të vogla dhe nga Programi për Riprodhim të Zgjeruar është përdorur një numër shumë i vogël i mjeteve. Në vitin 2023 ishin paraparë vetëm rreth 14 milionë denarë, ndërsa në vitin 2022 ishin paraparë 13 milionë denarë. Mjetet gradualisht janë zvogëluar pasi që nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Këtë vit në buxhetin e Ministrisë kemi rreth 20 milionë denarë“, theksoi ajo.

Irotova Lazareva shtoi se Programi për Riprodhim të Zgjeruar i cili miratohet nga Ministria nuk përfshin vetëm regjenerimin e pyjeve, por përfshin edhe pastrimin e sipërfaqeve nga zjarret, përmirësimet, mbrojtjen, etj.

„Në vitin 2025, në programin sipas buxhetit të propozuar që na është dorëzuar, fillimisht janë paraparë rreth 30 milionë denarë për këtë aktivitet“, potencoi Irotova Lazareva.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave përmes regjenerimit të pyjeve do të mbrojë mushkëritë e bardha të Maqedonisë.

Accessibility Menu