Të nderuar,
Sot është shpallur konkursi për furnizim me grurë merkantil për rezervat shtetërore nga prodhimi i vitit 2025, nga prodhues të regjistruar të produkteve bujqësore.
Kjo paraqet një moment historik për bujqësinë maqedonase, pasi për herë të parë në shtet do të blihet grurë vendor për nevojat e rezervave shtetërore, gjë që përbën një mbështetje të rëndësishme për bujqit tanë.
Do të blihen 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH).
E konfirmojmë prioritetin tonë strategjik – mbrojtjen dhe përkrahjen e prodhimit bujqësor vendor!