Tripunovski: Së shpejti do të shpallim çmimin e prodhimit për rrushin e verës

Tripunovski: Së shpejti do të shpallim çmimin e prodhimit për rrushin e verës

“Aktualisht po punohet në drejtim të shpalljes së çmimit të prodhimit për dy varietetet më të përhapura të rrushit të verës, Vranec dhe Smederevka. Së shpejti do të shpallet çmimi i prodhimit,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në një intervistë për televizionin Alfa.

 

Gjatë intervistës, ministri u ndal edhe te ligji i ri gjithëpërfshirës dhe themelor për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Pikërisht ky ligj përbën bazën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Ligji përmban disa kapituj, një prej tyre është rregullimi i tregut, grumbullimi dhe plasmani i produkteve bujqësore.

 

“Në ambientet e Ministrisë u mbajt debat publik për këtë ligj. Të gjitha komentet që janë në interes të rregullimit të sistemit do të pranohen. Në periudhën e ardhshme do të mbahet edhe një debat i dytë publik,” paralajmëroi ministri në intervistën e tij.

 

Ai shtoi se ndërkohë po punohet edhe për sezonin e grumbullimit të duhanit, i cili është për pas disa muajsh. Në këtë sektor duhet të parandalohet me kohë.

Accessibility Menu